Bislimi: Letra e Bërnabiqit nuk është tërhequr

Bislimi njoftoi se këtë informacion ia ka konfirmuar i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë një takimi që ata zhvilluan të martën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se letra e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila kundërshton zbatimin e pikave të Marrëveshjes që sipas tij konfirmojnë shtetësinë e Kosovës, nuk është tërhequr ende.

Bislimi njoftoi se këtë informacion ia ka konfirmuar i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë një takimi që ata zhvilluan të martën.

“Sot e kuptuam nga zoti Lajçak se letra nuk është tërhequr. Por, ajo që ka dashur të thotë ai në Prishtinë është se po punohet me Serbinë që e njëjta të tërhiqet. Por nuk qëndron. Letra nuk është tërhequr. As nuk ka kërkesë për tërheqje të saj, por po punohet në atë drejtim që e njëjta të tërhiqet”, tha Bislimi pas takimit me Lajçak.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika