Bislimi mungon në mbledhjen e komisionit, vendosen foto të tij nga përleshja në Kuvend

Me mosprezencën e zëvëndkryeministrit Bislimi, mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane ka dështuar. Ndërkaq, në dhomën ku parashihej të mbahej mbledhja, janë vendosur foto të momentit të përleshjes në Kuvend, përkatësisht, momenti kur Bislimi goditi me shishe deputetin nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku

Fotot e Zëvëndëskryeministrit Bislimi në dhomën e Komisionit (Foto:RTK)
Fotot e Zëvëndëskryeministrit Bislimi në dhomën e Komisionit (Foto:RTK)

Zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi ka munguar në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane.

Në këtë komision, Bislimi supozohej të raportonte mbi zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas kryesueses Rrezarta Krasniqi, Bislimi kishte konfirmuar pjesëmarrjen një ditë më parë.

Ndonëse nuk ishte prezent fizikisht në të, në dhomën e komisionit Bislimi u shfaq me anë të fotove.

Në dhomën ku parashihej të mbahej mbledhja, janë vendosur foto të momentit të përleshjes në Kuvend, përkatësisht, momenti kur Bislimi goditi me shishe deputetin nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po fliste në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ai është sulmuar nga deputetët e opozitës.

Ky reagim i opozitës erdhi pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka larguar fotografinë e vendosur në foltore nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Kurti është spërkatur fillimisht me ujë nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e më pas filloi përleshja në mes të deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit.

Në këtë kohë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur deputetin Lushtaku me shishe të ujit në fytyrë, ku më pas deputetët e pushtetit e të opozitës janë përfshirë në rrahje.

Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa kuvendi shkon në pauzë për 30 minuta.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika