Bislimi në takim me ambasadorin e Irlandës, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Në takimin e tij me ambasadorin irlandez, Bislimi ka vlerësuar mbështetjen e Irlandës për Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare

Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori jo-rezident i Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për integrim evropian, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi dhe ambasadori jo-rezident i Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan, të mërkurën në takimin e tyre, kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ekonomiko-kulturor dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Irlandës dhe Kosovës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim është thënë se potenciali i Kosovës në fushën e teknologjisë informatike mund të shihet si mundësi për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe ndëraktivitetit mes dy vendeve.

Bislimi ka vlerësuar se është e rëndësishme mbështetja nga Republika e Irlandës në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare për Republikën e Kosovës.

Më tutje, thuhet se në këtë takim është biseduar edhe për rëndësinë e stabilitetit politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

Të dyja palët theksuan domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve dhe mundësinë e një perspektive të bashkëpunimit kulturor në përafrimin e popujve me njëri-tjetrin.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika