Bislimi në Varshavë: Kosova u përball me kërcënime të sigurisë gjatë zgjedhjeve
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Kosova është përballur me kërcënime të sigurisë gjatë procesit zgjedhor të mbajtur javën e kaluar. Para takimit në Varshavë me zyrtarë të Bashkimit Evropian, Bislimi ka theksuar se shpërndarja e informacioneve të rreme ka qenë e sofistikuar dhe e koordinuar. “Ne patëm zgjedhje në Kosovë javën e […]
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Kosova është përballur me kërcënime të sigurisë gjatë procesit zgjedhor të mbajtur javën e kaluar.
Para takimit në Varshavë me zyrtarë të Bashkimit Evropian, Bislimi ka theksuar se shpërndarja e informacioneve të rreme ka qenë e sofistikuar dhe e koordinuar.
“Ne patëm zgjedhje në Kosovë javën e kaluar dhe e përjetuam drejtpërdrejtë këtë formë të kërcënimeve të sigurisë për sa i përket sulmeve në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por edhe në një frekuencë shumë të sofistikuar dhe intensive të shpërndarjes dhe prodhimit të informacioneve të rreme, shumë të sofistikuara për sa i përket çështjeve dhe kohës së përzgjedhur”, ka thënë Bislimi në konferencë për media.
Bislimi ka shtuar se kërcënime të tilla janë problem i përbashkët edhe për vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit për t’u përballur me këto sfida.
Bislimi po merr pjesë në takimin e ministrave për çështje evropiane në Varshavë, i cili u organizua nga Presidenca e Polonisë e Këshillit të BE-së.















