Bislimi ngushëllon familjet e viktimave në sulmin në Pragë
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka ngushëlluar familjet e viktimave që u vranë në sulmin në Pragë, ku deri më tani mbetën 15 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Ky sulm, që ndodhi pasditen e së enjtes, është një lajm i trishtuar, ka theksuar Bislimi. “Skena zemërthyese të të shtënave në Pragë. Ngushëllimet e mia të […]
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka ngushëlluar familjet e viktimave që u vranë në sulmin në Pragë, ku deri më tani mbetën 15 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Ky sulm, që ndodhi pasditen e së enjtes, është një lajm i trishtuar, ka theksuar Bislimi.
“Skena zemërthyese të të shtënave në Pragë. Ngushëllimet e mia të thella për familjet dhe miqtë e viktimave dhe për të gjithë popullin çek. Ky sulm i tmerrshëm është një lajm i trishtuar dhe një ditë e trishtuar për të gjithë ne”, ka shkruar Bislimi në X.
Heartbreaking scenes of the shooting in Prague. My deep condolences to families and friends of the victims and to all Czech people. This horrendous attack is a sad news and a sad day for all of us.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) December 21, 2023
Policia ka thënë se sulmuesi, 24-vjeçar, ka qenë student i universitetit dhe sulmi ka qenë i paramenduar.
Trupi i pajetë i tij është gjetur në ambientet e universitetit.















