Bislimi pas rizgjedhjes së Abdixhkut në krye të LDK-së: Jo kuvende të cilat konfirmojnë, por që zgjedhin
Ish-kandidati i vetëshpallurë për kryetar të Lidhjes Demokratike e Kosovës, Faton Bislimi, është deklaruar pas rikonfirmimit në krye të kësaj partie të kryetarit, Lumir Abdixhiku, duke thënë se kuvendet zgjedhore të partive politike duhet të bëhet duke pasur garë ndërmjet kandidatëve dhe jo të ketë rikonfirmime. “Në asnjë mënyrë jo kuvende të cilat konfimojnë por […]
Ish-kandidati i vetëshpallurë për kryetar të Lidhjes Demokratike e Kosovës, Faton Bislimi, është deklaruar pas rikonfirmimit në krye të kësaj partie të kryetarit, Lumir Abdixhiku, duke thënë se kuvendet zgjedhore të partive politike duhet të bëhet duke pasur garë ndërmjet kandidatëve dhe jo të ketë rikonfirmime.
“Në asnjë mënyrë jo kuvende të cilat konfimojnë por kuvende që zgjedhin, pra zgjedhja nënkupton ballafaqim dhe kundërshtime që janë sharmi më i mirë i demokracisë”, ka thënë Bislimi teksa ka thënë se programi “Rruga e re”, nuk është programi i Abdixhikut por i LDK-së.
Bislimi pasi nuk iu lejua që të kandidojë për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e 10-të Zgjedhor ka thënë se një veprimi i tillë “anti-statutor”.
“Nuk po flasim për partinë, po flasim për titullarët e partisë. Ajo nuk është lejuar që të ndodhë sot që do të ishte një garë ferë demokratike me kutin e votimit të fshehtë ashtu siç e kërkon statuti i LDK-së është dëshirë vullnet i atyre që mbajnë pozitat titullarë në LDK”, ka thënë ai
“Lidhja Demokratike shkon përtej çdo emri, përtej meje, përtej zotëri Lumir Abdixhikut, ka vetëm një emër që nuk mund ta tejkalojë askush, është emri i presidentit Ibrahim Rugova”, ka thënë Bislimi.















