Bislimi pas takimit me Lajçakun: Marrëveshja bazë duhet të zbatohet në tërësi dhe pa vonesë

Me anë të një postimi në Twitter, zëvëndëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se Kosova insiston në sigurimin e barazisë së plotë të palëve në dialogun me Serbinë

Zëvëndëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se marrëveshja bazë duhet të zbatohet e gjitha në tërësi dhe pa vonesa.

Me anë të një postimi në Twitter, Bislimi është deklaruar pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai ka deklaruar se Kosova insiston në sigurimin e barazisë së plotë të palëve në dialogun me Serbinë.

“Bisedimet për procesin e dialogut sot para takimit të nivelit të lartë javën e ardhshme. Kosova mbetet konstruktiv dhe insiston në sigurimin e barazisë së plotë të palëve në dialog. Marrëveshja Bazë duhet të zbatohet në tërësi dhe pa vonesë. Plani i renditjes së drejtë dhe i balancuar është thelbësor”, ka shkruar Bislimi.


Avancimi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi ishte fokusi kryesor i takimit në mes të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvëndëskryeminsitrit Besnik Bislimi.

Kështu ka bërë të ditur vetë Lajçak me anë të një postimi në platformën “X”.

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi pritet të rinisë javën e ardhshme.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika