Bislimi për Euronews Serbia: Propozimi franko-gjerman “de jure” mbështet qëndrimin e Serbisë se tani nuk ka kushte për njohje
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës edhe Serbisë. Bislimi ka thënë se propozimi franko-gjermanë nuk është sekret por është në proces të diskutimi por sipas tij kur do të këtë diçka finale publiku do të njoftohet. A përfshin propozimi njohjen reciproke si detyrim për nënshkrimin e marrëveshjes? “E përsëris, ne […]
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës edhe Serbisë.
Bislimi ka thënë se propozimi franko-gjermanë nuk është sekret por është në proces të diskutimi por sipas tij kur do të këtë diçka finale publiku do të njoftohet.
A përfshin propozimi njohjen reciproke si detyrim për nënshkrimin e marrëveshjes?
“E përsëris, ne nuk duhet t’i ekspozojmë elementet e dokumenteve, por nëse fokusohemi në elementet “de jure”, atëherë mund të themi se dokumenti mbështet qëndrimin e Serbisë ku aktualisht nuk ka kushte për njohje reciproke”, ka deklaruar Bislimi për mediumin Euronews Serbia.
Më tej ai ka folur për afatin që kishte dhënë kryeministri Albin Kurti, ku kishte thënë që marrëveshja finale duhet të përfundojë në fund të marsit.
“Sa është realiste është një pyetje tjetër, por marrëveshja e nënshkruar, pra e arritur më 23 nëntor, caktoi afatin për mbledhjen e radhës të grupit special për normalizimin në Kosovë dhe BE. Prandaj, tashmë është rënë dakord që takimi të bëhet në fund të muajit mars. Kjo është arsyeja që zoti Kurti përmend fundin e marsit si afat për nënshkrimin e marrëveshjes”, ka theksuar Bislimi.
“Nëse deri atëherë e kuptojmë se Serbia nuk ka ndërmend të jetë konstruktive gjatë dialogut, kjo do të thotë se procesi i nisur më 23 nëntor do të pezullohet dhe Kosova do të mund të vazhdojë të shqiptojë gjoba për targat ilegale “KM” që ende lëvizin nëpër Kosovë”, ka përfunduar zëvendëskryeministri i Kosovës.















