Bislimi për vizat: Puna dhe angazhimi u riafirmua sot nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së

"Një hap i rëndësishëm është hedhur sot drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës", kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pas vendimit për viza që u mor të mërkurën nga ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës





Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, që ka thënë se të mërkurën e 30 nëntorit është hedhur një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai ka mirëpritur dakordimin e arritur në mes të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, për të kaluar procesin drejt vendimit final.

“Një hap i rëndësishëm është hedhur sot drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Mirëpresim dakordimin mes ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për ta kaluar procesin drejt fazave të rradhës, deri në vendimin final”, ka shkruar Bislimi.

Tutje, sipas Bislimit Kosova ka shënuar progres madhor në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, forcimin e kontrolleve kufitare si dhe menaxhimin e migrimit.

Bislimi ndër të tjera, ka thënë se puna e Kosovës për vite është riafirmuar sot nga gjitha shtetet anëtare të BE-së.

“Ka qenë një proces i gjatë i takimeve konsultative me vendet skeptike, ku kemi marrë burimin e problemit. E kemi trajtuar atë dhe theksuar se vendi ynë gjatë vitit të fundit ka shënuar progres madhor në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe menaxhimin e migrimit. Puna, përkushtimi dhe angazhimi në këtë proces, u riafirmua sot dhe nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, ka shkruar ndër të tjera Bislimi.

Bislimi ka bërë të ditur se pas shumë ngecjeve tashmë  procesi i liberalizimit ecën tutje në procedurat e vendimmarrjes në institucionet e BE-së, që faza e radhës do të jetë ajo ndër-institucionale mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian.

“Pas shumë viteve ngecje e pritjeve të tejzgjatura, çështja e liberalizimit të vizave ecën tutje në procedurat e vendimmarrjes në institucionet e BE-së, ku faza e rradhës është ajo ndër-institucionale mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian, nga ku presim që procedurat të kalohen shpejt dhe të kthehen në Këshillin e Ministrave për vendimin final”, ka thënë ndër të tjera Bislimi.

Ai gjithashtu ka falënderuar Presidencen çeke, Këshillin e BE-së si dhe shtetet anëtarë për shtysën e dhënë për procesin e liberalizimit të vizave.

“Falenderues ndaj Presidencës së Çekisë të Këshillit të BE-së, për vëmendjen e tyre të veçantë dhe përkushtimin në shtyrjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave, si dhe të gjitha shteteve anëtare që e kanë mbështetur aktivisht Republikën e Kosovës në këtë proces”, ka përfunduar Bislimi.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika