Bislimi pret në takim shefin e ri të EULEX-it, zotohen për thellim të bashkëpunimit

Zëvendëskryeministri Bislimi e ka uruar Barbanon për pozitën dhe rolin e ri në krye të misionit të EULEX-it, teksa ka shprehur përkushtimin e angazhimin e tij maksimal në vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Qeverisë dhe EULEX-it

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të martën e 1 gushtit ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Teksa e ka uruar Barbanon për pozitën dhe rolin e ri në krye të misionit të EULEX-it, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu përkushtimin e angazhimin e tij maksimal në vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Qeverisë dhe EULEX-it.

“U bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë me misionin e EULEX-it, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit, si dhe për zhvillimet në vend”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi përkushtimin e Qeverisë për mbrojtje të lirive dhe të të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim, si dhe ruajtjen e paqes, të rendit dhe të sigurisë në vend.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika