Bislimi: Qeveria e Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj familjes Muharremi në Medvegjë

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka dënuar sulmin ndaj familjes shqiptare në Medvegjë

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka dënuar sulmin ndaj familjes shqiptare në Medvegjë.

Sipas tij, kjo është shqetësuese dhe e papranueshme.

“Qeveria e Kosovës dënon ashpër aktet e vandalizmit dhe frikësimit ndaj familjes Muharremi në Medvegjë. Është shqetësuese dhe e papranueshme. Me sa duket për Vuçiqin çdo ditë pa ndonjë incident është një ditë e humbur. Serbia duhet të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Bislimi në paltformën “X”.

“Edhe deputeti i vetëm shqiptar në Serbi Shaip Kamberi kërkoi rend, paqe dhe që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos ekspozohen ndaj akteve të tilla dhe që komuniteti ndërkombëtar të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë me kujdes situatën e sigurisë, veçanërisht në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Bislimi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika