Bislimi reagon pasi mbeti jashtë Qeverisë Kurti 3: Kemi bërë më të mirën
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar publikisht pasi nuk është përfshirë në përbërjen e ekzekutivit në Qeverinë Kurti 3. Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar për punën e tij gjatë mandatit të kaluar, duke renditur disa nga arritjet që, sipas tij, janë shënuar gjatë kësaj periudhe. “Liberalizimi i vizave, avancimi në zbatimin […]
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar publikisht pasi nuk është përfshirë në përbërjen e ekzekutivit në Qeverinë Kurti 3.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar për punën e tij gjatë mandatit të kaluar, duke renditur disa nga arritjet që, sipas tij, janë shënuar gjatë kësaj periudhe.
“Liberalizimi i vizave, avancimi në zbatimin e reformave të agjendës evropiane dhe aplikimi për anëtarësim, zhvillimi dhe politikat që sollën gjjithëpërfshirje, barazi dhe ritëm të qëndrueshëm të rritjes ekonomike dhe përfaqësimi i Kosovës në dialogun në Bruksel, për të mbrojtur interesat e shtetit tonë dhe prezantuar Kosovën si palë në këtë proces.















