Bislimi takon Hovenier, diskutojnë për implementimin e Aneksit të Zbatimit
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Siç ka njoftuar Qeveria, gjatë takimit të tyre është diskutuar mbi procesin e dialogut dhe implementimin e Marrëveshjes Bazë të normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksit të Zbatimit. Zëvendëskryeministri Bislimi […]
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Siç ka njoftuar Qeveria, gjatë takimit të tyre është diskutuar mbi procesin e dialogut dhe implementimin e Marrëveshjes Bazë të normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksit të Zbatimit.
Zëvendëskryeministri Bislimi ka theksuar se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar, aktive dhe konstruktive në këtë proces.
Po ashtu, ambasadori Hovenier e ka përgëzuar dhe e ka uruar zëvendëskryeministrin Bislimi mbi finalizimin dhe arritjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe nënshkrimit zyrtar duke e cilësuar ditën e djeshme të suksesshme.
“Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin dhe theksoi se Qeveria do të nisë një fushatë informimi për qytetarët si dhe do të forcojë mekanizmat koordinues institucionalë e do të bashkëpunojmë dhe me partnerët tanë”, thuhet në njoftim.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri strategjik kryesor i Republikës së Kosovës. Thellimi i marrëdhënieve mes dy shteteve tona është objektiv primar dhe vizita e zëvendëskryeministrit Bislimi me ministrin Murati javën e kaluar në SHBA e riafirmoi dhe synimin për të vazhduar fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare mes nesh”.















