Bislimi takon Hovenier, flasin për dialogun dhe vizitën e Escobar

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se takimi në mes ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier dhe zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka riafirmuar partneritetin në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier dhe  Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, është pritur në takim nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në takim është riafirmuar partneriteti i ngushtë në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjersa theksohet se u diskutua mbi procesin e dialogut të fasilituar nga BE dhe rrugën përpara si një vazhdimësi e vizitës së Escobar.

“Kosova vazhdon të mbetet palë aktive, me ide në proces, konstruktive, me vullnetin, gatishmërinë dhe përkushtimin për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim.

Para pak ditësh, emisari amerikan, Gabriel Escobar, ka vizituar Kosovën me ç’rast është takuar edhe me presidenten e vendit, të mërkurën.

Ai ka thënë se me presidenten Osmani, kanë diskutuar për disa modele e opsione për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjithmonë sipas tij, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Escobar: Kam biseduar me presidenten Osmani, Asociacioni duhet të formohet në përputhje me Kushtetutën

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika