Bislimi takon Kamberin, flasin për pozitën e shqiptarëve në Serbi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka pritur në takim deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, me të cilin ka diskutuar zhvillimet aktuale me theks të veçantë në pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në takim me deputetin shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, temë e diskutimit ishin zhvillimet aktuale me theks të veçantë në pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Bashkëpunimi i vazhdueshëm është i rëndësishëm për adresimin e shtypjes e diskriminimit sistematik me të cilin ballafaqohen bashkatdhetarët tanë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në njoftimin e Kryeministrisë, thuhet se përkushtimi dhe angazhimi i qeverisë vijon të jetë produktiv edhe gjatë këtij viti ku janë ndarë 3 milionë euro nga buxheti i shtetit për Luginën, mbështetje financiare kjo më e madhe për 50%, një milion më shumë sesa viti 2023.

Dhe kjo sipas njoftimit, është bërë me qëllim mbështetjen e pakusht në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar, traditave, kulturës e gjuhës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika