Bislimi thirrje OSBE-së për ndërhyrje: Po manipulohet regjistrimi i shqiptarëve në Luginë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të martën e 11 tetorit, ka kërkuar përfshirjen e OSBE-së në procesin e regjistrimit të popullsisë shqiptare që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, pasi sipas Bislimit, kështu do të parandalohen manipulimet





Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, përmes një postimi në Twitter, ka treguar se është duke kërkuar përfshirjen e OSBE-së në procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevë.

“Agresivitet dhe pengesa selektive gjatë procesit të regjistrimit të shqiptarëve në Serbi. Veçanërisht në Medvegjë, ku janë vetëm tre komisionerë shqipfolës dhe që të gjithë janë vendosur në zona që nuk janë të banuar me shqiptarë. Urgjentisht të përfshihet OSBE për të parandaluar manipulimet”, ka shkruar Bislimi.

Tutje, ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të Medvegjës që t’i përgjigjen regjistrimit.

“Akoma më urgjente është që të gjithë shqiptarët e Medvegjës të regjistrohen në mënyrë masive në javët në vijim”, ka përfunduar Bislimi.

Ndërkaq, në Serbi nga fillimi i muajit tetor ka filluar regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Lidhur me këtë çështje, edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në Serbi, e në veçanti ata të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që t’i përgjigjen pozititivisht regjistrimit të popullsisë që zgjat deri më 31 tetor.

“T’i përgjigjeni pasivizimit, duke regjistruar çdo shqiptar. Edhe ata që gjenden me banim të përkohshëm në diasporë dhe Kosovë. Të dëshmoni me vendosmëri që jeni aty”, është shprehur Kurti, përmes një videomesazhi, me fillimin e procesit të regjistrimit.

 

 

 

 

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika