Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova ka marrë masa për deeskalim e situatës në veri të Kosovës, që sipas tij, topi tani është te Bashkim Evropian, që sipas Bislimit, BE-ja duhet t’i heqë këto masa.

Më tej, ai ka thënë se Bashkimin Evropian ka një dakordim që masat ndaj Kosovës janë të padrejta.

“Ne mendojmë që heqja e masave do të duhej të bëhej për shkak të veprimeve që ka marrë Kosova në deeskalim”, ka thënë ai.

Sipas Bislimit, masat nuk janë vendosur me votim dhe ai mendon që këto masa nuk do të largohen përmes votimit.

“Heqja e masave nuk do të duhej të ishte njëlloj koncesioni nga ana e BE-së, që më pas të përfshihej në marrëveshjen bazike”, ka deklaruar Bislimi.

Më tej, ai ka përfunduar duke kërkuar që BE-ja të bëjë vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë.