Bislimi: Tifozët në Beograd kërkojnë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, këto janë mesazhe të Vuçiqit që s’do t’i thotë publikisht

I gjithë aparati shtetëror është ndërtuar në Serbi për median, sportin, artin, kulturën, shkencën që të përdoren për mjete propagandistike dhe për të nxitur dhunën, terrorin, tensionet dhe luftën, ka thënë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se mbështetësit ultras të Crvena Zvezda “Delije” treguan një pankartë, ku citohet “Kur do të kthehet ushtria në Kosovë” gjatë një ndeshjeje miqësore kundër klubit italian Fiorentina.

Në një postim në Twitter, Bislimi ka thënë se e gjithë kjo ka ndodhur në prani të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“E gjithë kjo ndërkohë që edhe Vuçiq ishte i pranishëm në tribuna. I gjithë aparati shtetëror është ndërtuar në Serbi për median, sportin, artin, kulturën, shkencën që të përdoren për mjete propagandistike dhe për të nxitur dhunën, terrorin, tensionet dhe luftën”, shkroi ai.

Sipas Bislimit, Delije shpesh dërgon mesazhe që Vuçiq nuk mund ose nuk dëshiron t’i thotë publikisht.

“Ai ka nevojë për akte të tilla për të ushqyer urrejtjen dhe nacionalizmin etnik në opinionin publik”, shtoi më tej Bislimi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika