Bislimi udhëton drejt Brukselit, nesër takohet me Petokoviqin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit për një takim me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, i cili pritet të zhvillohet gjatë ditës së enjte

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi (në të djathtë) dhe Petar Petkoviq (në të majtë) dhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi (në mes) (Foto nga arkivi)

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit, ku gjatë ditës së enjte (nesër) pritet të takohet me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

Siç thuhet në njoftim, Bislimi e Petkoviq pritet të diskutojnë për Marrëveshjen Bazike të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të 18 marsit.

“Ai do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit. Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika