Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se vetëmenaxhimi i komunitetit serb, sipas marrëveshjes së Brukselit, nuk nënkupton themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai për Zërin e Amerikës, tha se së shpejti do të zbatohet marrëveshja bazike dhe aneksi implementues me Serbinë.

“Kjo nuk nënkupton themelimin e Asociacionit, sepse nuk dihet si do të duket, struktura të vetëmnenaxhimit të komunitetit serb në Kosovës. Ne tani e zbatojmë marrëveshjen bazike dhe aneksin implementues, nuk zbatojmë qëndrimet e politikanëve në Bruksel, apo gjetkë jashtë Kosovës”, ka thënë ai.

Ai e kritikoi Serbinë, dhe presidentin Aleksandër Vuçiq, për deklaratat e tij se nuk do ta zbatoj në tërësi marrëveshjen.

Sipas tij, me këtë qasje, Kosova do ta ketë të vështirë t’i kryej obligimet e saj.