Bislimi viziton Preshevën: Do t’i rrisim fondet për Luginën

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se është ndarë fondi prej 2 milionë eurosh për qytetarët në Luginën e Preshevës. Ndërsa, ka bërë të ditur se ky është vetëm një fond fillestar, pasi është filluar me idenë që në të ardhmen të rritet në numër

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ka filluar takimi i zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, në Luginën e Preshevës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Bujanoc ka pritur zëvendëskryeministrin, Bislimi dhe ministren Nagavcin.

Bislimi ka thënë se është i kënaqur që sadopak Kosova do të bëjë diçka për qytetarët në Luginën e Preshevës.

Po ashtu, ai ka shtuar se kanë ndarë fondin prej 2 milionë eurosh, por sipas tij, ky është vetëm një fond fillestar, pasi është filluar me idenë që në të ardhmen të rritet në numër.

“Kënaqësi bashkëbisedimi me ju, dhe mundësia që sadopak Kosova të bëjë diçka për vëllezërit tanë në Luginë kemi ndarë fondin për 2 milionë, por vetëm si fond fillestar me idenë që në të ardhmen të rritet në vëllim, për dallim është rritur në bashkëpunim”, ka deklaruar Bislimi.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ndërkaq, Bislimi ka thënë se fondi është rritur në bashkëpunim, pasi shumë shpejt edhe Shqipëria do t’i bashkëngjitet këtij fondi, në mënyrë që të shtohet mundësia për të ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Luginë.

“Më shpresë që shumë shpejt edhe Shqipëria i bashkëngjitet këtij fondi, në mënyrë që mundësia jonë për të ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Luginë të shtohet dukshëm. Ideja jonë është që të mbështesim aktivitet e shoqërisë civile në fushat e ndryshme si kulturë, histori por edhe në komunikim, e të tjera”, ka thënë Bislimi.

Besnik Bislimi dhe Shaip Kamberi

Pas këtij takimi, Bislimi ka takuar deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin.

Kamberi, pas takimit me delegacionin e Kosovës kërkon që çështja e Luginës të zgjidhet me marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Urojmë që në këtë pjesë Qeveria e Kosovës të jetë më shumë prezente dhe kërkojmë që çështja e Luginës së Preshevës të zgjidhet në marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Kosovës, Bislimin dhe ministren Nagavci.

Përveç këtyre takimeve, përfaqësuesit nga Kosova, në orën 12:45, do ta vizitojnë edhe shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc dhe një tjetër shkollë do të vizitohet në orën 14:50, e ajo është shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.

Sipas ZKM-së, përveç vizitave, është paralajmëruar edhe një drekë pune me liderët politikë të Preshevës, në orën 15:00.

Në orën 17:30, Bislimi dhe Nagavci do të takohen me shoqata, biznese dhe personalitete të shquara.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika