Bixhoz, drogë e armë në Prishtinë – 34 të arrestuar në aksionin e Policisë
Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të gjerë në rajonin e Prishtinës për organizimin e skemave piramidale dhe lojërave të fatit të jashtëligjshme. Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, operacioni ka nisur më 25 prill 2025, pas pranimit të informatave të besueshme për aktivitete ilegale në disa lokacione të ndryshme në kryeqytet dhe […]
Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të gjerë në rajonin e Prishtinës për organizimin e skemave piramidale dhe lojërave të fatit të jashtëligjshme.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, operacioni ka nisur më 25 prill 2025, pas pranimit të informatave të besueshme për aktivitete ilegale në disa lokacione të ndryshme në kryeqytet dhe rrethinë.
Rezultatet e operacionit janë konsideruar shumë të suksesshme nga autoritetet policore. Konkretisht janë verifikuar 91 lokale të dyshimta, në 60 prej tyre janë kryer kontrolle të detajuara. 15 lokale janë mbyllur nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe nga inspektoratet komunale për mungesë dokumentacioni ose licencash.
Po ashtu, janë iniciuar 25 raste penale për vepra të ndryshme, përfshirë: Organizim i lojërave të fatit, Posedim dhe shitje të substancave narkotike, Armëmbajtje pa leje, Kultivim dhe përpunim të narkotikëve.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar 34 persona. Prej tyre, 8 janë ndaluar me masë mbajtjeje prej 48 orësh, ndërsa 26 të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar: 18 aparate për lojëra të fatit, 1 armë automatike AK-47, 1 armë e shkurtër, Pajisje laboratorike për përpunim narkotikësh, 5544.40 euro para të gatshme, 3 laptopë, 2 printerë dhe 3 skanerë për tiketim, 16 telefona të dyshuar se janë përdorur për bastore online.















