Bizneset gastronomike në Prishtinë do të gjobiten automatikisht nëse e kalojnë nivelin e zhurmës së lejuar
Ka nisur zyrtarisht funksionimi i Dhomës së Monitorimit të Zhurmave dhe pajisjeve për matjen e zhurmës, të instaluara në lokalet e gastronomisë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se lokaleve të cilat e kalojnë zhurmën e lejuar, do t’u shkojnë gjobat automatikisht. Rama bëri të ditur se nëse një lokal i tejkalon decibelët e caktuar, […]
Ka nisur zyrtarisht funksionimi i Dhomës së Monitorimit të Zhurmave dhe pajisjeve për matjen e zhurmës, të instaluara në lokalet e gastronomisë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se lokaleve të cilat e kalojnë zhurmën e lejuar, do t’u shkojnë gjobat automatikisht. Rama bëri të ditur se nëse një lokal i tejkalon decibelët e caktuar, fillimisht do të marrë vërejtje.
Nëse kjo përsëritet, atëherë automatikisht do t’u dërgohet gjoba në emailin e tyre përkatës.
“Gjobat 1 mijë deri në 3 mijë. Sistemi operon në nivele, një herë është vërejtja, vërejtja shkon në email secilit operator. Nëse kalon prapë e kemi gjobën 500 euro, nëse e kalon prapë 1 mijë euro, nëse herën e tretë mbyllet operatori, nëse e kalon prapë për 3 ditë. Prej 1 mijë deri në 3 mijë”, tha ai.
Rama tha se sistemi është funksional dhe se për të kanë punuar bashkë me bizneset gastronomike dhe policinë.















