Bizneset protestojnë kundër vendimit të ZRRE-së

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë, derisa kanë apeluar për pjesëmarrje sa më të madhe të bizneseve dhe qytetarëve në protestën që do të mbahet të mërkurën kundër vendimit të Zyrës të Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tregun e lirë të energjisë, që hyri në fuqi më 1 qershor.

Protesta do të mbahet nga ora 11:00 deri në 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, u bë e ditur të martën, më 10 qershor në një konferencë për media.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se 1,300 biznese po vihen me dhunë në tregun e lirë.

“I ftojmë të gjithë ata që preken që të bashkëngjiten për të mirën e vendit, për të mirën e konsumatorëve pasi në fund qytetarët do të paguajnë rritjen e çmimit. Ftojmë ZRRE-në të reflektojë, asnjë biznes nuk është kundër, ne e kemi një kërkesë të vetme të ketë një kohë tranzicioni që bizneset të përgatiten dhe të ketë më shumë oferta dhe më shumë mundësi se ka sot”, ka thënë ai, raportoi KSP.

Rafuna tutje bëri të ditur se protestat nuk do të ndalen.

“Shpresojmë të ketë reflektim na Qeveria e Kosovës. KEK-u është i vetëdijshëm që 60 ditë është i obliguar të furnizojë me energji, por pas 60 ditëve i mbaron obligimi. 143 mijë familje janë në pikëpyetje, biznesi është në krizën më të madhe sot”, ka shtuar ai një ditë më parë.

Kryetari i bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi tha se nga 1,300 biznese, vetëm tri kanë arritur marrëveshje me KEK-un.

“Mbi 99 për qind e bizneseve nuk kanë arritur marrëveshje sepse nuk janë të kënaqur dhe i dinë pasojat e kësaj marrëveshjeje… Ftojmë qytetarët të cilët do të jenë të afektuar më së shumti, punëtorët dhe bizneset që nesër të gjithë të dalin në shesh dhe të protestojnë për këtë veprim të shpejtë. Të gjitha bizneset planifikimet i kanë bërë për këtë vit dhe nuk i kanë llogaritur se do të ketë rritje të çmimit se as nuk e dinë se çfarë çmimi do të marrin në fund të çdo muaji për shkak se do jetë një çmim tregu dhe është i paparashikueshëm dhe çmimet pastaj do të hipin në qiell dhe dëmet do të jenë të mëdha”, ka thënë Krasniqi.

Më 29 maj bizneset dolën në protestë si shenjë pakënaqësie lidhur me procesin e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, duke bllokuar hyrje-daljet në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika