Biznesmeni Musliu: Në media u njoftova se biznesi im është suspenduar nga ARBK

Biznesmeni Nerxhan Musliu

Biznesmeni Nerxhan Musliu në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se media ishte mjeti përmes të cilit u informua se biznesi i tij ishte suspenduar nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK).

“Në media u njoftova se biznesi im është suspenduar nga ARBK”, ka thënë Musliu.

Biznesmeni Nerxhan Musliu

Ai ka thënë se për të është shqetësuese fakti që, siç thotë ai, e ka hapur biznesin në Kosovë për t’i paguar këtu tatimet dhe jo në Serbi.

Musliu ka shtuar se do të donte të dinte nga vetë ministrja Hajdari se cila do të jetë vazhdimësia e këtij procesi.

I ftuar në studio të diskutonte rreth kësaj çështjeje ishte avokati Florim Shefqeti, i cili ka thënë se sipas ligjit në Republikën e Kosovës, mund të regjistrohen shoqëritë tregtare vendore dhe të huaja.

Avokati Florim Shefqeti

“Ajo që për ne është çështje diskutabile ka gë bëjë me afatin e nxjerrjeve të vendimeve nga ana e Ministrisë për anulimin e një akti ligjor, sepse ata lëshojnë një akt administrative që aprovohet…Prandaj në këtë situatë vlerësojmë që gabimi është te Ministria sepse nuk duhet të regjistrohet vendlindja, por selia e subjektit juridik qoftë biznes individual ose shoqëri aksionare duhet të regjistrohet duhet të regjistrohet adresa e këtij subjekti.

Tutje, avokati Shefqeti ka thënë se Agjencia Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK) ka regjistruar “bllanko bizneset”.

“ARBK ka regjistruar bllanko bizneset”, ka shtuar ai.

Komisioni për riverifikimin e dosjeve në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), të hënën e 31 korrikut ka identifikuar 48 biznese që, sipas tij, janë të regjistruara në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

Këtë informacion e dha të dielën në mbrëmje ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika