Biznesmeni shqiptar në Amerikë: Albin Kurti duhet të vazhdoj me këtë “kokëfortësi”, përfundimi do të jetë në të mirën e Kosovës

Biznesmeni shqiptar në Amerikë, Ramiz Tafilaj ka thënë se miqësia me SHBA-të nuk do të prishet sepse të gjithë presidentët e ndjekin të njëjtën strategji

Biznesmeni shqiptaro-amerikan Ramzi Tafilaj





“Unë mendojë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kryefortë edhe është koha që dikush me thënë STOP këtyre gjërave. Duhet të vazhdoj me kokëfortësi Kurti”, ka deklaruar Ramiz Tafilaj gjersa ka shtuar se i pari i qeverisë nuk e bënë këtë krejtësisht pa koordinim.

“Përfundimi do të vjen mirë, dëshirojmë një gjë të tillë, po apo jo, Kosova do të formohet”, ka thënë ai.

Sipas tij, shtetet perëndimore në fjalinë e parë të tyre i japin të drejtë Kosovës edhe mandej vazhdojnë me kërkesat e tyre.

A qëndron prapa kryeministrit, Kurti, Amerika?

“Absolut që po, duhet me qendru edhe SHBA-ja edhe Perëndimi, sepse SHBA-ja nuk mundet me qenë kundër një të drejte demokratike, mundet të mendoj me ndryshe, por jo të thotë ti je shumë keq edhe nuk bënë kështu”, ka theksuar Tafilaj në Personale te Krenare Vokshi në RTV Dukagjini.

Sipas tij, Amerika i çmon njerëzit që e thonë mendimin e tyre.

“Nuk është në rregull që një shtet si Serbia me lëshu traga për Kosovën”, ka thënë ai.

Sipas biznesmenit nga Amerika, miqësia me SHBA-të nuk do të prishet edhe nuk ka rëndësi se kush është president në Shtete e Bashkuara të Amerikës, pasi që të gjithë presidentët e ndjekin strategjinë e ShBA-së, ka përfunduar Tafilaj





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika