“Black out” i energjisë në Spanjë, Sánchez: Përdorini telefonat me përgjegjësi

Disa orë pasi një ndërprerje masive e energjisë goditi pjesë të mëdha të Spanjës dhe Portugalisë, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez thotë se shkaku është ende duke u hetuar.

Pedro Sánchez gjithashtu i kërkon publikut që të përdorë telefonat “me përgjegjësi” dhe thotë se ky është një moment kritik për telekomunikacionin në vend.

Ai u bën thirrje njerëzve që të përdorin telefonat vetëm për telefonata të shkurtra dhe komunikim të nevojshëm pasi sistemi është duke u rivendosur plotësisht.

Sánchez tha se do të ketë prani të shtuar të forcave të sigurisë në rrugë, por sipas tij ndërprerjet deri më tani nuk kanë shkaktuar ndonjë problem sigurie në të gjithë vendin.

“Spitalet janë duke funksionuar dhe njerëzit në nevojë po trajtohen në shtëpitë e tyre”, vijon kryeministri spanjoll, duke shtuar se portet nuk kanë raportuar asnjë incident, se trafiku ajror është reduktuar dhe trafiku i trenave është ndalur për arsye sigurie.

Shija e redaktorit

“Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, Rama liderëve...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka cituar Kanunin para liderëve të Evropës. “Në Kanunin tonë që është shkruar kohë më parë, ka një kapitull që...

Zelensky në Tiranë, falënderon Shqipërinë: Jeni një vend që beson...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalën e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, zbuloi përpjekjet e fundit për të arritur...

Shqipëria nuk është më në periferi të Evropës, thotë Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në hapjen zyrtare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, shprehu entuziazmin dhe mirënjohjen e tij për organizimin...

Të fundit nga rubrika