Blakaj: Ndërrimi i kryeprokurorit nuk i shkon në favor ZPS-së

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) ka thënë se ndërrimi i kryeprokurorit nuk i shkon në favor Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS)

Bekim Blakaj nga FDhK

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se ndërrimi i kryeprokurorit nuk i shkon në favor Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

“Ndërrimi i kryeprokurorit është një element që nuk i shkon shumë në favor të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) edhe pse aktakuza është përgatitur kohë më parë dhe është bërë publike më shumë se dy vjet tanimë”, ka thënë Blakaj.

Blakaj ka thënë se është e rëndësishme që kryeprokurori ta përcjell çështjen nga fillimi deri në fund.

“Është e rëndësishme që kryeprokurori ta përcjell çështjen nga fillimi deri në fund. Ne tani i kemi pasur dy kryeprokurorë dhe që të dytë janë të profilit jashtëzakonisht të lartë”, ka thënë Blakaj.

 

Seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë rikthyer këtë të hënë pas një pushimi trejavor të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë dëgjuar dëshmitarin e  gjashtëmbëdhjetë kundër tyre.

Dëshmitari i gjashtëmbëdhjetë në Gjykatën Speciale ka dëshmuar në rastin Thaçi dhe të tjerëve. Ai ka folur rreth zonës së Llapushnikut dhe veprimtarinë e UÇK-së në atë zonë.

Lexo dhe: Dëshmitari i 16-të në Speciale: Për komandën e UÇK-së, Rugova ishte pengesë

Duke komentuar një deklaratë të UÇK-së, të cilën e paraqiti prokurori i ZPS-së, ka thënë se në zonë të Llapushnikut nuk kishin simpati për LDK-në dhe për Ibrahim Rugovën. Duke theksuar se, sipas tij, për komandën e UÇK-së, Rugova ka qenë pengesë.

Lexo dhe këto për të marrë më shumë informacione rreth seancës gjyqësore të sotme:

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika