“Blerimi kryeprokuror i shtetit nuk do të bohet”.

Kështu ka deklaruar Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Halil Thaçi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Mbrëmjen e së enjtes, reagimet e deputetit Thaçi janë publikuar nga ai njëra pas tjetrës. Aivlerëson se drejtori i KEK-ut do të lirohet dhe se ushtruesi i detyrës  së kryeprokurorit të Shtetit nuk do të zë atë pozitë.

“Nagipi do të lirohet. Blerimi kryeprokuror i shtetit nuk do të bohet”, ka shkruar ai.

Më herët, Thaçi kishte vlerësuar se nga arrestimi i Krasniqit ishte vetëm “një spektakël” duke qenë se sipas tij, ishte Krasniqi ai i cili kishte paradaluar një gjakderdhje financiare në vend.

Në seancën plenare e Kuvendit të Kosovës, kreu i ekzekutivit kishte deklaruar se në Prokurori ekziston disponim negativ ndaj Qeverisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjersa ka folur rreth rastit të arrestimit të kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) Nagip Krasniqi, ka thënë se në të kaluarën ka pasur “keqpërdorime marramendëse”, mirëpo sipas tij, ato asnjëherë nuk janë trajtuar nga sistemi i drejtësisë.

“Ne e dimë që ka pasur shumë kryeshefa në KEK, në të kaluarën ka pasur keqpërdorime marramendëse, mirëpo asnjëherë nuk janë trajtuar nga sistemi i drejtësisë, përkatësisht nga prokuroria. Prokuroria është shumë zellshme në këtë rast kur fitimi i KEK-ut në vitin 2022 ka qenë 107 milionë euro, natyrisht që udhëheqja e re e KEK-ut ka deponuar me dhjetëra fakte dëshmi materiale për keqpërdorimet që i ka gjetur aty. Mirëpo zelli i prokurorisë për t’u marrë me deponimet e fakteve e dështimeve për keqpërdorimet e mëhershme ka qenë zero. Ndërsa, zelli për t’u marrë me kryeshefin Krasniqi, i cili vitin 2022 bashkë me ekipin e vet dhe me punëtorët e KEK-ut ia solli 107 milionë euro fitim ishte maksima”, ka thënë ai gjatë seancës së Kuvendit.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, i ka mohuar pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Kurti, në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se Isufaj, nuk e ka fituar asnjë rast në gjykatë, teksa përmendi edhe rastin e Dino Asanajt, ku e akuzoi Isufajn se nga vrasja rasti ndaj tij është kategorizuar në vetëvrasje.

KPK i mohon pretendimet e Kurtit në lidhje me rastin e Dino Asanajt