Blero nuk është ndarë nga e dashura “misterioze”: Jemi bashkë më shumë se një vit

Këngëtari Blero ka treguar se është në lidhje të dashurisë me një vajzë, më shumë se një vit por që partnerja nuk dëshiron të jetë e njohur nga mediat në publik.

Ai derisa ishte duke biseduar me Vesën(Vesa Vllasaliu) i tregoi asaj për këtë gjë, duke i thënë se vajza në fjalë është shoqe e saj.

“Jemi bashkë qe një vit e më shumë, ne flasim bashkë për çdo gjë, mbrëmë isha shumë keq, u mërzita për të, ajo është më e mira, është thjeshtë më e mira”, u shpreh Blero për partneren e tij.

Vesa nga ana e saj e ka konfirmuar një gjë të tillë duke thënë se është në dijeni të lidhjes së tyre prej kohësh.

“E keni familjarisht, shkonit ndaras nëpër restorante sepse ajo nuk ka dëshirë të jetë publike, është shumë private nuk dëshiron që as na vajzat ta postojmë, ajo të do edhe do të dojë gjithmonë është shumë vajzë e mirë edhe shumë e bukur”, ka thënë Vesa.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika