
Këtë verë, Auto Mita sjell oferta të veçanta për tri nga modelet më të kërkuara Volvo. Krahas zbritjeve deri në 15,000 euro, me blerjen e një veture Volvo përfitoni edhe një vikend për çift në Shqipëri, me qëndrim në hotel dhe udhëtim të përfshirë.
Në ofertë është Volvo XC90 Core 2.0 Mild Hybrid, me 250 KF, sistem AWD dhe transmision automatik. Çmimi i këtij modeli është ulur nga 87,900 euro në 72,900 euro, duke sjellë një zbritje prej 15,000 eurosh.
Për ata që kërkojnë një SUV modern, komod dhe të përshtatshëm për udhëtime familjare, Volvo XC60 Plus Dark 2.0 Mild Hybrid vjen me 250 KF, sistem AWD dhe transmision automatik. Modeli tani ofrohet për 58,990 euro, nga çmimi i mëparshëm prej 68,990 eurosh.
Pjesë e ofertës është edhe Volvo XC40 Core 2.0 Mild Hybrid, me 163 KF dhe transmision automatik. Ky model praktik dhe i përshtatshëm për përdorim të përditshëm ofrohet me çmim 38,900 euro, nga 45,900 euro.
Auto Mita ka menduar ta bëjë verën tuaj edhe më të mirë: zgjidhni modelin Volvo që ju përshtatet dhe pushimin për dy persona në Shqipëri merreni dhuratë, me hotel dhe udhëtim të përfshirë. Shfrytëzojeni ofertën dhe niseni verën me veturë të re e pushime të planifikuara.
Për t’i parë nga afër modelet Volvo XC90, XC60 dhe XC40, vizitoni sallonin e Auto Mita-s ose kontaktoni në numrat:
045 555 858 dhe 0800 20 222.


