Blinken bisedë telefonike me Borrell, flitet për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Ky i fundit ka bërë të ditur se pjesë e bisedës ishte edhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka informuar Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka bërë të ditur se ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, përkatësisht lidhur me takimin që pritet të mbahet në Ohër, të shtunën.

Përmes një postimi në Twitter, Blinken ka thënë se pjesë e bisedës ishte edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Diskutim i rëndësishëm sot me @EU_EEAS Përfaqësuesin e Lartë @JosepBorrellF. Diskutuam Dialogun Serbi-Kosovë të udhëhequr nga BE-ja dhe anëtarësimin në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen tonë të unifikuar dhe të palëkundur për Ukrainën”, ka shkruar ai.

Nga ana tjetër, Borrell dhe Blinken kanë rënë të dytë dakord se ky është momenti i duhur për të bërë hapa të rëndësishëm përpara në integrimin e Kosovës dhe Serbisë në BE.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të shtunën e 18 marsit do të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika