Blinken dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës, fton palët t’i kthehen dialogut

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka dënuar sulmet e grupit kriminal serb ndaj Policisë së Kosovës, teksa ka ftuar palët që t'i kthehen dialogut

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken,

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dënojnë fuqishëm sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të shtetit, duke u bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet.

“Sulmet e dhunshme të fundit ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës janë të papranueshme”, ka shkruar Blinken në rrjetin social “X”.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë që të shmangin veprimet që mund të “nxisin më tej tensionet” dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Ndryshe, në orët e hershme të së dielës, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup kriminal serb në Banjskë të Zveçanit.

Si pasojë e përleshjeve, zyrtari policor, Afrim Bunjaku, u vra, një u plagos, ndërsa dy të tjerë u lënduan.

Grupi i armatosur më pas u strehua në Manastirin e Banjskës dhe gjatë ditës u përlesh me Policinë e Kosovës.

Të dielën, autoritetet thanë se tre sulmues u vranë, ndërkaq më 25 shtator u raportua se është gjetur trupi i pajetë edhe i një sulmuesi tjetër të dyshuar. Ndërkaq, gjashtë persona janë arrestuar.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika