Blinken dërgon mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-presidentit, Bujar Nishani

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, ka shprehur ngushëllime për popullin shqiptar

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Në një mesazh të publikuar nga vetë ai dhe Ambasada Amerikane në Tiranë, Blinken ka vlerësuar kontributin e ish-presidendtit Nishani, në forcimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Shqipërisë.

“Ne ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për largimin nga jeta të ish-Presidentit, Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm lënë pas një trashëgimi jetëgjatë”, shkruan Blinken, në rrjetin social Twitter, trasnmeton Portali D.

 

 

Sipas burimeve të PortaliD, trupi i ish-presidentit do të arrijë në Shqipëri të mërkurën.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se Nishani ishte i shtruar prej disa javësh në Gjermani në një spital, ku dhe pësoi vdekje klinike.

Transportin e trupit të pajetë të Nishanit është duke e bërë kompania ”Pikëllimi”.

Ndryshe, Nishani ishte presidenti i pestë i Shqipërisë pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri, i cili karrierën e tij e ka filluar më 1991 duke u anëtarësuar në Partinë Demokratike.

Trupi i pajetë i ish-Presidentit Nishani niset për në Shqipëri

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika