Blinken mbërrin në Izrael, thotë se hapësirat për armëpushim në Gaza “po ngushtohen”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se hapësirat për një armëpushim në Gaza “po ngushtohen”. Këtë e ka thënë në një konferencë për shtyp dje në Kajro, derisa sot ai ka mbërritur në Izrael ku do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Foto: Reuters

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur sot në Izrael nga Egjipti, ndërsa vazhdon përpjekjet e tij për të siguruar një armëpushim në Gaza.

Ai do të takohet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në një kohë të marrëdhënieve të tensionuara mes SHBA-së dhe Izraelit.

Gjatë ditës së djeshme, Blinken ishte në Kajro (kryeqyteti i Egjiptit) dhe duke folur në një konferencë shtypi, ai ka thënë se hapësirat po “ngushtohen” në bisedimet e vazhdueshme që synojnë arritjen e një armëpushimi në Gaza, së bashku me lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.

“Ka ende punë të vështirë për të arritur atje, por unë vazhdoj të besoj se është e mundur”, ka thënë Blinken, duke shtuar se ShBA ishte në marrëveshje me aleatët e saj arabë për nevojën e një armëpushimi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika