Blinken në Izrael në kërkim të masave për mbrojtjen e civilëve në konfliktin e Gazës
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Izrael në të njëjtën kohë kur edhe Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) kanë deklaruar se kanë rrethuar qytetin e Gazës. Vizita e Blinken-it vjen në një moment të ndërlikuar të konfliktit izraelito-palestinez, ku tensionet janë të larta dhe lëndimi i civilëve është një shqetësim i madh. […]
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Izrael në të njëjtën kohë kur edhe Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) kanë deklaruar se kanë rrethuar qytetin e Gazës.
Vizita e Blinken-it vjen në një moment të ndërlikuar të konfliktit izraelito-palestinez, ku tensionet janë të larta dhe lëndimi i civilëve është një shqetësim i madh.
Blinken do të zhvillojë diskutime të rëndësishme me qeverinë izraelite, për të përpiluar masat për të minimizuar dëmtimin e civilëve në Rripin e Gazës, raporton BBC.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kishte bërë thirrje për pauza humanitare në këtë konflikt, dhe sekretari Blinken është në kërkim të “masave konkrete” nga Izraeli për të siguruar zbatimin e kësaj kërkese.
Gjatë vizitës së tij, Blinken do të kalojë edhe në Jordani për të diskutuar më tej për situatën në rajon.
Ky është udhëtimi i dytë i sekretarit Blinken në Izrael, që kur konflikti eskaloi me Hamasin që nisi sulmet më 7 tetor dhe Izraelin që reagoi me një ofensivë të fuqishme në Gaza.
Ushtria e Izraelit ka deklaruar se i “ka eliminuar” 130 militantë në Rripin e Gazës të enjten dhe se e ka rrethuar qytetin e Gazës teksa ofensiva tokësore po vazhdon.
Qyteti i Gazës është qyteti më i madh në rripin bregdetar, tashmë të rrethuar plotësisht nga Izraeli.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, ka thënë të enjten vonë se “trupat e IDF-së e kanë kompletuar rrethimin e Qytetit të Gazës, i cili është vatra kryesore e organizatës terroriste të Hamasit”.
Ushtria izraelite ka thënë se po bën “beteja të ashpra” kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës dhe se i ka shkatërruar shumë armë dhe infrastrukturën ushtarake të Hamasit.















