Blinken në Izrael për armëpushimin në Gazë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 18 gusht do të qëndrojë në Izrael, si pjesë e përpjekjeve diplomatike të Uashingtonit për të shtyrë përpara arritjen e një armëpushimi në Gazë, që do t’i jepte fund luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken/ Foto REUTERS

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 18 gusht do të qëndrojë në Izrael, si pjesë e përpjekjeve diplomatike të Uashingtonit për të shtyrë përpara arritjen e një armëpushimi në Gazë, që do t’i jepte fund luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Kjo do të jetë vizita e dhjetë e kryediplomatit amerikan në këtë rajon që kur nisi lufta në Gazë në tetor të vitit 2023. Vizita e Blinkenit do të realizohet vetëm disa ditë pasi SHBA-ja paraqiti propozime, që edhe ndërmjetësit e tjerë, Katari dhe Egjipti, besojnë se do të mundësojnë tejkalimin e dallimeve mes palëve.

Zyrtarët amerikanë janë shprehur optimistë për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi, që parasheh lirimin e pengjeve, por kanë shtuar se ka ende punë për t’u bërë.

Në Izrael, Blinken do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Negociatat për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi pritet të vazhdojnë javën e ardhshme në Kajro. Ato po mbahen në kohën kur është rritur frika se tensionet në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohen.

Irani është zotuar se do të hakmerret kundër Izraelit, pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran më 31 korrik. Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë vrasje.

Uashingtoni vazhdimisht ka paralajmëruar Iranin që të mos sulmojë Izraelin.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Ushtria izraelite është kundërpërgjigjur me ofensivë në Gazë nga e cila deri më tani janë vrarë më shumë se 40.000 palestinezë, shumica civilë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Izraeli ka thënë se ka eliminuar 17.000 luftëtarë të Hamasit./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika