Blinken në letrën drejtuar Vuçiqit: Kosova dhe Serbia do të bëjnë kompromise të vështira

"Kosova dhe Serbia do të bëjnë kompromise të vështira për të arritur normalizimin e raporteve në mes dy vendeve dhe për të arritur siguri e prosperitet për qytetarët", kështu ka deklaruar sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken në letrën që i ka dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për të uruar Serbinë në ditën e shtetësisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në nder të Ditës së Shtetësisë së Serbisë, i ka dërguar një letër urimi presidentit, Aleksandër Vuçiq.

Në këtë letër të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, (DASh), Blinken i ka përmendur Vuçiqit edhe raportet me Kosovën.

Ai ka thënë se Kosova dhe Serbia do të bëjnë kompromise të vështira për të arritur normalizimin e raporteve në mes dy vendeve dhe për të arritur siguri e prosperitet për qytetarët.

“Jam i bindur se normalizimi i raporteve në mes të Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët e Serbisë dhe të Kosovës do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe për tërë rajonin – do të jenë të mëdha” ka thënë Blinken.

Tutje, Blinken ka kërkuar nga Serbia që të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

“Gjithashtu i bëj thirrje Serbisë që të mbështesë Ukrainën kundër luftës së paprovokuar, të pajustifikuar dhe brutale të Rusisë. Shtetet e Bashkuara mirëpritën mesazhet e Serbisë për mbështetjen e Ukrainës në Kombet e Bashkuara – dhe ne duhet të jemi të bashkuar në mbështetjen e të drejtës së popullit ukrainas për të zgjedhur të ardhmen e tyre”, ka vijuar ai.

Në këtë letër është theksuar edhe mbështetja e ShBA-së ndaj Serbisë.

“ShBA-ja është mbështetëse e fuqishme në ambiciet e Serbisë për në Bashkimin Evropian. Jemi të përkushtuar të punojmë me ju dhe partnerët tanë të BE-së drejt këtij qëllimi të rëndësishëm. Mirëprita angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në vizitën e fundit në Beograd”.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika