Blinken: Partneriteti me Shqipërinë më i fortë se asnjëherë më parë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një konferencë për medie, i ka dhënë lëvdata Shqipërisë dhe kryeministrit Edi Rama. Blinken, i cili po qëndron në Shqipëri, tha se partneriteti me Shqipërinë është më i fortë se kurrë më parë. Po ashtu, ai tha se Rama është një partner i jashtëzakonshëm. “Është tribute për miqësinë […]
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një konferencë për medie, i ka dhënë lëvdata Shqipërisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Blinken, i cili po qëndron në Shqipëri, tha se partneriteti me Shqipërinë është më i fortë se kurrë më parë.
Po ashtu, ai tha se Rama është një partner i jashtëzakonshëm.
“Është tribute për miqësinë që kemi dhe kryeministrin që është partner i jashtëzakonshëm i ShBA-së…Jam në vizitën e parë në Shqipëri, sepse ky partneritet është më i fortë se çka qenë ndonjëherë. Marrëdhënia për ne është kritike për të adresuar disa çështje, kjo është rrugë me dy kalime, jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri -tjetrin që të përfitojmë populli shqiptar dhe SHBA, dhe më tej”, tha ai.
Blinken e falënderoi Ramën edhe për ndihmën që Shqipëria ia ka dhënë Ukrainës në luftën e saj ndaj Rusisë.
Po ashtu, ai e përmendi edhe çështjen e pranimit të refugjatëve afganë, për të cilin vendim pati fjalë të mira për Ramën.
“Në ambasadën tonë u takova me disa familje afgane që kanë ardhur nga Afganistani këtu dhe presin që të shkojnë në SHBA. Udhëtimi i tyre nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e Shqipërisë. Është edhe mënyra se si po i mirëprisni ata. Dua t’ju them që ishte shumë emocionuese për mua që mes refugjatëve afganë ishin dy prindër që kanë 5 fëmijë edhe secili ishte numri 1 në shkollë, por kur talebanët morën pushtetin, vajza nuk mund të shkonin në shkollë. U munduan që të gjenin mënyra për të gjetur mësim nëpërmjet internetit dhe vajzat e tyre binjake në moshën 14 vjeçe gjatë kësaj kohe kanë mësuar anglisht në mënyrë të rrjedhshme dhe kanë ide shumë të qartë për të ardhmen e tyre”.
Sekretari Blinken nuk përjashtoi as mundësinë e një vizite të dytë në Shqipëri.
“Unë e pashë sot në rrugët e Tiranës, mund të shikoni energjinë për të ardhmen, një e ardhme e integruar me Perëndimin, Europën, botën. Vitin e kaluar një numër rekord turistësh vizituan Shqipërinë, ekipi juaj u futobllit u kualifikua për herë të 2 në Kampionatin Europian. Në 2016 ishte hera e fundit që një sekretar Shteti vizitoi Shqipërinë, ndoshta unë do të vij gjatë finaleve të Kupës Europiane dhe ndoshta mund t’ju ndihmoj”, ka thënë ai.















