Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), Antony Blinken, përmes një postimi në Twitter, ka treguar se ShBA-ja është duke e përkrahur Kosovën për anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare.

Ai ka treguar se temë e telefonatës me Kurtin ishin raportet e përbashkëta në mes të SHBA-ve dhe Kosovë.

“Telefonat e mirë sot me kryeministrin e Kosovës, Albin kurtin. Diskutuam rëndësinë e partneritetit tonë dypalësh dhe përpjekjet e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. E falënderova edhe për mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Ukrainës”, ka shkruar Bliknen në Twitter.

Ai ka përfunduar duke shprehur mirënjohjen për Kosovën, për mbështetjen e pakursyer dhe besnike ndaj Ukrainës.





Good call today with Kosovan Prime Minster @albinkurti. We discussed the importance of our bilateral partnership and Kosovo’s efforts toward European and Euro-Atlantic integration. I also thanked him for Kosovo’s unwavering support of Ukraine.

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) October 11, 2022