Blinken pret një armëpushim në Gazë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kë bërë të ditur se vizita që do bëhet në Lindjen e Mesme ka disa qëllime, arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve

Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kë bërë të ditur se vizita që do bëhet në Lindjen e Mesme ka disa qëllime arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe lirimin e pengjeve.

Kjo vizitë do të jetë “për të diskutuar arkitekturën e duhur për një paqe të qëndrueshme rajonale”.

Gjatë kësaj jave, Blinken do të qëndrojë në Lindjen e Mesme, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.

Kryediplomati amerikan do të qëndrojë në Arabinë Saudite dhe Egjipt, ku do të takohet me udhëheqës të lartë të të dyja shteteve.

Më shumë ndihmë humanitare në Gazë, por edhe diskutimet për planifikimet se çfarë do të ndodhë në enklavën palestineze, pasi lufta të përfundojë do të jenë në agjendën e bisedimeve mes Blinkenit dhe zyrtarëve sauditë dhe egjiptianë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika