Blinken: SHBA duhet të konsultohet me aleatët në orët dhe ditët në vijim
Irani lëshoi raketa në Izrael, përveç dhjetëra dronëve, sipas raporteve të mediave izraelite. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken “do të konsultohet me aleatët dhe partnerët në rajon dhe në mbarë botën në orët dhe ditët në vijim” pas sulmit hakmarrës iranian ndaj Izraelit, tha ai në një deklaratë të datës së dielën. “Shtetet e […]
Irani lëshoi raketa në Izrael, përveç dhjetëra dronëve, sipas raporteve të mediave izraelite.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken “do të konsultohet me aleatët dhe partnerët në rajon dhe në mbarë botën në orët dhe ditët në vijim” pas sulmit hakmarrës iranian ndaj Izraelit, tha ai në një deklaratë të datës së dielën.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin e Iranit ndaj Izraelit në termat më të ashpër,” tha Blinken. “Ndërsa ne nuk kërkojmë përshkallëzim, ne do të vazhdojmë të mbështesim mbrojtjen e Izraelit dhe siç e bëri të qartë Presidenti, ne do të mbrojmë personelin amerikan”.
Ndryshe, sipas mediave ndërkombëtare, Irani i ka nisur rreth 100 dronë dhe disa raketa drejt Izraelit.
Nga Izraeli kanë thënë se janë të përgatitur për sulmin që po i vije.
ShBA-ja është shfaqur e gatshme ta ndihmojë Izraelin pa kushte.















