Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka theksuar se SHBA-ja e mirëpret dhe e mbështet këtë marrëveshje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

Sipas Blinken, kjo marrëveshje është hap kyç drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja që Kosova dhe Serbia arritën dje. Ne jemi krenarë që mbështesim marrëveshjen dhe mbetemi të përkushtuar për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Blinken në Twitter.

The United States welcomes the EU-facilitated accord Kosovo and Serbia reached yesterday. We are proud to support the agreement and remain committed to advancing European and Euro-Atlantic integration.

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) March 19, 2023