Blinken takohet me Abbasin: SHBA mbështet zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, u takua me presidentin palestinez Mahmoud Abbas, thotë se ShBA-ja mbështet zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez. Më tej Blinken, ka theksuar rëndësinë e ndalimit të dhunës ekstremiste kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor “E bëmë të qartë se dhuna ekstremiste kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor duhet të përfundojë […]
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, u takua me presidentin palestinez Mahmoud Abbas, thotë se ShBA-ja mbështet zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.
Më tej Blinken, ka theksuar rëndësinë e ndalimit të dhunës ekstremiste kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor
“E bëmë të qartë se dhuna ekstremiste kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor duhet të përfundojë dhe përsëriti mbështetjen tonë për një zgjidhje me dy shtete”, ka shtuar Bliken.
“U takuam me Presidentin Abbas dhe konfirmuam angazhimin tonë për ofrimin e ndihmës humanitare dhe rivendosjen e shërbimeve thelbësore në Gaza”, ka shtuar ai.
Met with President Abbas and affirmed our commitment to delivery of humanitarian assistance and restoration of essential services in Gaza. Made clear that extremist violence against Palestinians in the West Bank must end and reiterated our support for a two state solution. pic.twitter.com/gax3F23ned
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) November 5, 2023
Çfarë është zgjidhja me dy shtete, kjo është një zgjidhje e propozuar për konfliktin izraelito-palestinez që parashikon krijimin e dy shteteve të veçanta sovrane, Izraelit dhe Palestinës, që bashkëjetojnë në mënyrë paqësore krah për krah.















