Blinken thotë se Izraeli duhet të bëjë më shumë për t’i mbrojtur civilët palestinezë

“Duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur civilët palestinezë. E kemi bërë të qartë se teksa Izraeli kryen fushatën ndaj Hamasit, si e bën këtë ka rëndësi, ka rëndësi, sepse është e jashtëligjshme ta bësh”, ka deklaruar Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Bliken, i ka bërë thirrje Izraelit që të bëjë gjithçka për t’i mbrojtur civilët në luftimet në Gaza dhe të sigurohet se do të marrin ndihmë humanitare.

Ai thotë se duhet të ndërmerren një sërë hapash të rëndësishëm për ta bërë këtë të mundur, duke përfshirë parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe përhapjen në zona të tjera në rajon.

“Duhet të bëjmë më shumë për t’i mbrojtur civilët palestinezë. E kemi bërë të qartë se teksa Izraeli kryen fushatën ndaj Hamasit, si e bën këtë ka rëndësi, ka rëndësi, sepse është e jashtëligjshme ta bësh”, ka deklaruar Blinken, raporton BBC.

Deri më tani, Ministria palestineze e Shëndetësisë ka raportuar për 23 mijë të plagosur nga bombardimet, ndërsa 24 ushtarë izraelitë janë vrarë në Gaza që nga nisja e operacionit tokësor.

Shija e redaktorit

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Të fundit nga rubrika