Blinken uron Serbinë për Ditën e Shtetësisë, kërkon normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

"ShBA inkurajon Serbinë që të zbatojë angazhimet e saj dhe të ecë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën", thuhet në letrën e Blinkenit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar Serbinë në Ditën e Shtetësisë së saj.

Në letrën drejtuar Serbisë, në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet se ShBA vlerëson partneritetin strategjik që kanë me Serbinë “për të çuar përpara një të ardhme më të qëndrueshme dhe të sigurt për popullin e Serbisë dhe të ShBA-së”.

Sekretari Blinken, ndër tjerash, tha se ShBA janë një mbështetëse e fortë e ambicieve të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe se po pret “me padurim të punojë me qeverinë e re të Serbisë” për të ndihmuar Serbinë në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE.

Në letër thuhet se ShBA inkurajon Serbinë që t’i zbatojë angazhimet e saj dhe të ecë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, dua të uroj popullin e Serbisë me rastin e Ditës suaj të Shtetësisë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin tonë strategjik me Serbinë. Ne mezi presim të forcojmë lidhjet tona dypalëshe dhe të nxisim një të ardhme më të qëndrueshme, më të sigurt dhe të begatë për popullin serb dhe amerikan. Ne jemi të përkushtuar të mbështesim qëllimin tuaj për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe presim me padurim të punojmë me qeverinë e re të Serbisë dhe partnerët tanë evropianë për të ndihmuar Serbinë në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në BE. Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Serbinë që të zbatojë angazhimet e saj dhe të ecë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën”, thuhet në letër.

Tutje thuhet se ShBA vlerëson mbështetjen e Serbisë ndaj Ukrainës, teksa është duke i rezistuar agresionit rus.

“Ne e vlerësojmë thellësisht mbështetjen tuaj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa ato vazhdojnë t’i rezistojnë agresionit të Rusisë. Pjesëmarrja e Serbisë në misionet paqeruajtëse të OKB-së dhe BE-së dhe vendosja së bashku me forcat amerikane në Forcat Shumëkombëshe dhe misionin e Vëzhguesve në Sinai janë shembuj të rolit të paçmuar që luan Serbia në forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon dhe në nivel global”, thuhet tutje.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika