Blinkeni takohet me presidentin palestinez

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, do ta takojë Sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken, të premten, sipas Hussein Al-Sheikh, sekretar i përgjithshëm i komitetit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, do ta takojë Sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken, të premten, sipas Hussein Al-Sheikh, sekretar i përgjithshëm i komitetit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës.

Lidershipi politik palestinez është thellësisht i ndarë mes partisë së Mahmoud Abbasit në Bregun Perëndimor dhe militantëve kundërshtarë islamik të Hamasit të cilët e kontrollojnë Rripin e Gazës, raportoi BBC. 

Blinkeni pritet të arrijë në Izrael brenda disa orësh për të treguar mbështetje për vendin dhe popullin pas sulmit të Hamasit.

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se presidenti Abbas do të takohet edhe me mbretin e Jordanisë në Amman të enjten.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika