Në një transkript prej 116 faqesh, që daton më 13 tetor 2009, zbulohet një takim i fshehtë në Sankoc mes Nazim Bllacës dhe tre personave të tjerë: Shpresim Uka, Hysri Rama dhe Qazim Shabani. Qëllimi i takimit ishte ta bindnin Bllacën të mos dalë publikisht me rrëfimet e tij.

Në këtë takim, Bllaca kërkon plot 1 milion euro për të heshtur. Ai e përmend 63 herë Azem Sylën, për të cilin thotë se e ka tradhtuar dhe se ka qenë në dijeni për përgatitjen e atentatit ndaj tij.

 “Interesi   jem     është    kësaj      pune    mi   grah    masi     s’mujm   me   gjet   gjuhë  të   përbashkët    unë   i grahi    jam   i   gatshëm    mi    grah    Bllacalia   është  i  gatshëm  me   i   grah    se   më  ke  vra   s’më    ka   dha   llogari    Azem Syla ,    Bllacalia   ke   i mire kur shkojke   te   Seferi  ,  ke   i   mir   kur shkojke    te    Ismeti ,    ke   i   mir kur shkojke   te Ademi  ,  tash     spo   ban   po   duhet   me   qit     në  tjeter   taborr   edhe   më   vrajte  në  prapasken”.

Në një moment tjetër, ai kërkon 600 mijë euro nga Faruk Gashi: “Mi bjen mue 600 mijë euro i mbyllim senet. Unë i marr edhe eci”, thotë ai.

Takimi përfundoi pa marrëveshje dhe pak kohë më pas Bllaca doli para kamerave dhe opinionit publik, duke e nisur kështu një prej sagave më të njohura të drejtësisë në Kosovë – dosjen BLLACA, që përfshiu edhe figura si Azem Syla.

Më shumë pritet të zbulohet në episodin e 4-të në Debat Plus.