Bllokada në Kuvend, Ismajli kritikon partitë për mungesën e përgjegjësisë politike
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e një ure në Rogovë të Hasit, por ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve lidhur me zhvillimet në Kuvend, përfshirë mundësinë e sigurimit të votave për Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit. Në vend të një përgjigjeje konkrete, Kurti tha: “Ne […]
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e një ure në Rogovë të Hasit, por ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve lidhur me zhvillimet në Kuvend, përfshirë mundësinë e sigurimit të votave për Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit.
Në vend të një përgjigjeje konkrete, Kurti tha: “Ne ndërtojmë ura, banorët punojnë tokën, e shiu për bereqet”.
Në këtë kontekst, profesori universitar Faton Ismajli, i ftuar në emisionin FIVE të Dukagjinit, e kritikoi Kurtin për mosadresimin e çështjeve me rëndësi dhe për ndjekjen e praktikave të vjetra të qeverive që shmangin komunikimin me publikun.
“Në fakt kjo qeveri e ka vazhduar traditën e keqe edhe të disa qeverisë të mëhershme. Të mos përgjigjes dhe të mosshpjegimeve për publikun. E dëgjova një fjali të kryeministri i cili tha se ‘ne ndërtojmë ura, banorët punojnë tokën, e shiu është për bereqet’, e me çu deri në fund këtë hajgare me i thënë kryeministrit ‘ne ngutim breshka’. Në fakt jo. ne duhet me kërkuar llogari pavarësisht gjuhës së tij, pavarësisht shmangies së tij, gazetarët dhe mediat duhet të vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi, ta luajnë rolin tyre që e kanë luajtur edhe në kohët më të rënda. Jo vetëm të pasluftës por edhe të paraluftës”, ka thënë Ismajli në FIVE.
Ismajli theksoi se gazetarët dhe mediat janë të vetmit që ende kërkojnë llogaridhënie në mënyrë të pandërprerë.
Ai gjithashtu kritikoi të gjitha partitë politike, duke përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, për vënien e interesave partiake mbi interesat qytetare dhe për mungesën e vullnetit për kompromis.
“Mediat në fakt janë të vetëm që kanë mbetur në këtë betejën për kërkim të llogaridhënies edhe në raport me bllokadën që është duke ndodhur në Kuvend. E ku partitë politike, secila prej tyre duke filluar prej VV-së, PDK-së, LDK-së e AAK-së, e kanë vendosur interesin e tyre krejt personal partiak dhe nuk shohin asgjë përtej interesit të ngushtë. Duket se liderët e partive nuk shohin gjë tjetër përveç asaj se çka do t ndodhe me partine tyre, me vota e tyre. Në traditën partive, konstituimit të kuvendit por edhe të formimit të institucioneve, kemi pa edhe kompromise që kanë ndodhur në politikë. Nëse qytetarët e Kosovës nuk ia kanë besuar asnjërës 50 për qind, ata iu kanë thënë që duhet të bëni kompromise. Duhet të bëni zgjidhje, jo për partitë politike, por për qytetarët”, ka shtuar Ismajli.















