Bllokimi i rrugës Vinarc-Çabër, nuk dihen autorët

Një pengesë e krijuar nga degë të drujve të krasitur, mbrëmjen e së hënës për disa minuta e ka mbajtur të bllokuar rrugën që lidh fshatrat Vinarc e Çabër në pjesën veriore të Kosovës. Policia nuk i ka identifikuar autorët, por banorët lokalë thonë se nuk besojnë që kjo ngjarje ka motive etnike

Rruga Vinarc-Çabër

Rruga e vetme që i lidh dy fshatra shqiptare në pjesën veriore të Kosovës, mbrëmë për disa minuta ka qenë e bllokuar. Jo për shkaqe natyrore, por me gjasë nga dora e njeriut.

Megjithatë qarkullimi në rrugën e cila e lidh fshatin Vinarc i Epërm me fshatin Çabër, të martën ka vazhdu normalisht. Degët e pemëve të cilat ishin të vendosura në atë pjesë të rrugës janë larguar nga kalimtarët e rastit, ndërsa autorët nuk po dihen. Pikërisht për këtë rast edhe forcat e rendit ishin në vend-ngjarje. Pos hetimeve fillestare zyrtarisht Policia nuk ka hapur rast.

Shahin Ibrahimi, banor pak metra larg vendit ku ishte pengesa, thotë se nuk ka parë e as dëgjuar për ndokë të dyshimtë.

“Unë vetëm sot përmes rrjeteve sociale janë informuar për këtë rast, edhe pse ne me shtëpi jemi më së afërmi nga vendi ku ka qenë pengesa. Me qenë diçka e dyshimtë, ne kishim dëgju të parët sepse i kemi shtëpitë këtu”, shprehet ai.

Përkundër se nuk kanë probleme, Ibrahimi tregon se ka raste kur ndjehen të provokuar nga fqinjët.

“Serbët udhëtojnë këtu në këtë rrugë pa probleme, me targa e pa-targa. Ka ndodhë që e kanë lëshu muzikën serbish me zë të lartë që me provoku. Por nuk nuk kemi shku në atë drejtim apo provokim. Mund të them se momentalisht situatë është e mirë, pra e qetë”, tregon Shahini.

Megjithatë, në përgjithësi për banorët e kësaj pjese situata e sigurisë vlerësohet të jetë në nivel të mirë.

“Për momentin situata është e qetë, mendojnë dhe shpresojmë që në të ardhmen do të shkojë duke u përmirësuar edhe do të stabilizohet gjendja”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Muharrem Nimani.

RTV Dukagjini mëson se degët që ishin vendosur në rrugë ishin lënë nga disa fshatarë të zonës. Ata kanë krasitur drujtë skaj rrugës, e më pas i kanë tubuar degët.  Pas tyre dikush tjetër në vend se t’i pastrojë i ka shfrytëzuar si pengesë. Veprim për të cilin ende nuk ka të identifikuar ndonjë autor.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika